Po të ishte sarkazëm, nuk do dukej e tillë

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 15:06 | Nga Islam Fejzullahu

Të besosh apo të mos besosh, kjo është një e drejtë e jotja, por të ta thonë dhe mos tu besosh, prapë kjo është e drejtë e jotja, por të të gënjejnë dhe prapë t’u besosh, kjo është krim ndaj tjerëve apo dëm për të tjerët, jo vetëm për veten tënde?

Këto ditë të fundvitit që po e lëmë pas më shumë peri-peti premtime e gënjeshtra po shpërfillen edhe mendimet, por edhe shpresat dhe premtimet nga të tjerët për tërësinë njerëzore në Kosovë.

Ishte sikur një sarkazëm opinioni i të parit të shtetit, të parit të qeverisë dhe të parit të kuvendit të Kosovës me rastin e ndërtimit të murit famëkeq te kura mbi lumin ndarës të Mitrovicës, (nuk negociojmë as me BE,as me Serbinë), (është ilegal,vendos ligji nuk di tregojmë muskujt), (territori i pa ndarë) por të ishte e tillë nuk do dukej ashtu(sarkazëm) sepse muri nuk ishte fantazmë, por ishte vepër e kryer nga ma të ”fortit”, të pa dëgjueshmit, të privilegjuarit, të armatosurit, të paguarit (nga të dyja anët)ma të….!

Çfarë të themi kur sikur gomari i gjorë ishte ngrënë deri tek mushkëritë nga ujku, prapë ai shpresonte të ishte në ëndërr, dhe lidershipi ynë të tillë shpresojnë, BE dhe OKB ashtu komentojnë sa edhe në fund e thonë të vërtetën ”aq kemi mundur”?

Muri u vendos, territori u nda, ne dashtë zoti të jemi në ëndërr. Lajmi bombë: Më në fund Kosova u bë me kod telefonik të vetin(+383) në bazë të dialogut në Bruksel? Prapë nuk po duket si sarkazëm, sepse ITU menjëherë pa u bërë as 24 orë demanton të gjithë me radhë, edhe ”mis” dialoguesen tonë së bashku me të parin e saj e cila tërë ditën e djeshme vetëm sorollatej nëpër shtëpitë televizive duke u krekosur në çdo lajm ditor ”për këtë arritje”.

Dhe përfundimisht edhe 3 ditë me sotën na ndajnë nga mejdani i dy garuesve në balotazh për të parin e komunës së Drenasit, të cilët secili në mënyrën e vet u prezantua por si dukej në prezantim gjasonte në atë fabulën popullore: Kishin qenë dy vëllezër dhe vendosen të ndanin pasurinë (pasuri përveç shtëpisë me dy dhoma kishin një arë tokë buke dhe një copë djerrinë e pa vlerë), dhe vëllai i madh si i pa cipë iu drejtua të voglit:

Vëlla ne po ndajmë pasurinë, nga një dhomë ¨qe kemi, por tek pjesa tjetër unë do marrë arën, ndërsa ty të takon djerrina, ose ty djerrinën e mua arën! Po të dukej sarkazëm do ishte si e tillë por si duket të fortit prapë me avazet e kahershme por se si duket po i bëjnë llogaritë pa hanxhiun, dhe me problemet e shtëpisë po ia mësyjnë qarrishtë!

Dashtë Zoti e populli i Kosovës e në këtë rast konkretisht i Drenicës të vetëdijesohet dhe të vendosë për atë që ka nevojë vendi e populli.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme