Kompania Fluidi është zotuar që ta ndihmojë ekonominë e Kosovës dhe këtë e dëshmoi edhe një herë, tani me ndërtimin e fabrikës së parë të llojit të vet në vend.
Vendit tonë i nevojitet të përforcojë sektorin ekonomik dhe kjo më së miri arrihet duke i dhënë hapësirë dhe mbështetje prodhimeve vendore.
Toka e Kosovës është e jona dhe duke ia shfrytëzuar pjellshmërinë e pangopshme, ne u bëmë bashkë për të krijuar formulën unike.
Për t’u siguruar që suksesi i FLOIL do të thotë sukses edhe për Kosovën, është punësuar një ekip i madh njerëzish me përvojë të cilët duke përdor teknologjinë më të sofistikuar patjetër se do të shënojnë historinë e kësaj fabrike.
Fabrika “FLOIL” është befasia e radhës nga Fluidi. Për Kosovën! Për Ju!