Pochettino ka shuar zërat që e lidhin me Realin, duke thënë se aktualisht gjendet në “klubin më të mirë në botë”.
Emri i Mauricio Pochettinos ka përfunduar në listën e dëshirave të drejtuesve të Real Madridit, për të zëvendësuar Zinedine Zidanin në stolin e kampionëve të Evropës.
Gjithsesi argjentinasi shprehet se është 100% i fokusuar në drejtimin e Tottenhamit, që për të është klubi më i mirë në botë.
Para sfidës me Crystal Palace, trajneri i ‘Spursave’, sqaroi se për momentin nuk e çon ndërmend largimin nga Tottenhami, për asnjë klub në botë.
“Reali? Jam 100% i përqendruar në drejtimin e Tottenhamit dhe nuk kam ndërmend të largohem”, u shpreh ai.
“Mund t’ju them me siguri se Tottenham është klubi më i mirë në botë, ku unë ushtroj qetësisht detyrën time dhe ndjesia e emocioni që marr këtu, më lidhin akoma më shumë me këtë ambient”, shtoi Pochettino, duke shuar zërat që e lidhin të ardhmen e tij me klubin madrilen.