Kuvendi Komunal i Podujevës prej dy vjetësh numëron 35 anëtarë, megjithëse me përmbajtjen e Statutit i ka 41.
Iniciativa për të ndryshuar dhe plotësuar dokumentin më të lartë komunal ka ardhur tek tash. Por në kërkesën për formimin e Komisionit që do të merret me këtë çështja nuk është shkruar asnjë arsye, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këtë është munduar ta paraqesë ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal, Mehmet Gashi. Ai në mbledhjen e fundit duke folur në emër të Grupit të këshilltarëve të LDK-së, ka thënë se e mbështesin këtë iniciativë.
“Siç e dimë pas ndryshimeve të Statutit në vitin 2012, tash kemi ligje dhe akte nënligjore që duhet të ndërlidhen në Statutin e Komunës. Me Statut ende figuron se Kuvendi i ka 41 këshilltarë komunalë dhe KPF-ja 11 anëtarë”, ka theksuar Gashi.