Podujeva përgatit hartimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2019-‘21

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 09:02 | Nga

Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë filluar përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2019/21’, e cila hartohet në bazë të Qarkores buxhetore 2019/01, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në një njoftim të Komunës së Podujevës thuhet se në takimin e kryetarit, Agim Veliu, me Këshillin e drejtorëve komunalë është diskutuar edhe për gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

“Lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2019/21 anëtarët e Ekzekutivit i ka informuar drejtori i Buxhetit dhe Financave, Isuf Latifi, duke kërkuar nga ata të përgatisin propozimet dhe planifikimet për këtë dokument. Kryetari Veliu ka kërkuar nga drejtorët angazhim në respektimin e dinamikës së përgatitjes së këtij dokumenti strategjik për Komunën në përputhje me afatet e përcaktuara”, thuhet në njoftimin e Zyrës së informimit të Komunës së Podujevës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme