Podujevë: Mori pjesë në përleshje mes dy grupesh, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 12 Maj 2024 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një person në Podujevë, pasi dyshohet se mori pjesë në një përleshje fizike në mes dy grupeve ku ishte përdorur arma e zjarrit.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë ende nuk janë identifikuar.

“Me 11.05.2024 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ishte pjesëmarrës në një përleshje fizike në mes dy grupeve ku ishte përdorur arma e zjarrit dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë”.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë ende nuk janë identifikuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raportin 24 orësh të policisë.

Të ngjashme