Diplomacia e qeverisë po dështon vazhdimisht rreth veriut, apo jo? Derisa veprimet e qeverisë janë të ligjshme dhe të mira, ne nuk po arrijmë me diplomaci dhe komunikim me i bindë partnerët tanë rreth kësaj.
Ideja pse ekziston diplomacia është që ndoshta edhe kur bënë ndonjë veprim jo të ‘pëlqyeshëm’, ai të paraqitet pozitivisht dhe të komunikohet si duhet për të marrë përkrahjen.
Shtetet e tjera bëjnë agresion në vende tjera dhe arrijnë me diplomaci me rikuperu dëmin.
Ne nuk po arrijmë këtë përkundër faktit që kemi kushtetushmërinë dhe ligjshmërinë në anën tonë dhe veprime janë për stabilitet dhe paqe në rajon.
Përndryshe Kosova ende nuk ka sovranitet të plotë, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Sovranitetin e saj e ndanë me SHBA/NATO/KFOR.
Albin Kurti dhe LVV-ja do të vazhdojnë të paraqiten të fortë deri në zgjedhjet e ardhshme. Ne po fitojmë poena të vegjël, por domethënëse me këto lëvizje, por gjithashtu po rrezikojmë sigurinë kombëtare me NATO-n dhe KFOR-in.
Kjo sonte është vërejtja e dytë pas asaj gjatë javës ku implikohet sigurua dhe NATO.