Poeti kanadez, Rupi Kaur, e ka refuzuar ftesën për një festë Diëali në Shtëpinë e Bardhë në shenjë proteste ndaj reagimit të administratës të presidentit amerikan, Joe Biden, ndaj luftës Izrael-Hamas.
Në një postim në rrjetet sociale, Kaur tha se ajo refuzon “çdo ftesë nga një institucion që mbështet ndëshkimin kolektiv” të civilëve.
Ajo u bëri thirrje gjithashtu aziatikëve të tjerë të Jugut që të mbajnë përgjegjës qeverinë e ShBA-së.
Ngjarja Diëali do të zhvillohet më 8 nëntor. Ai do të organizohet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila ende nuk është deklaruar ndaj këtyre komenteve.
Kaur, poetja e lindur në Indi pas librit të vlerësuar nga kritikët Qumësht dhe mjaltë, tha se është “e habitur që administrata e sheh të pranueshme të festojë Diëali” – festivali hindu i dritave – pasi është “një festë e drejtësisë mbi gënjeshtrën dhe dituria mbi injorancën”.
Ajo akuzoi qeverinë amerikane për justifikimin e “gjenocidit kundër palestinezëve”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.