25-vjeçari ka qenë i përfshirë në një zënkë me trajnerin e “Djajve të kuq”, Jose Mourinhon, dhe përkundër insistimit të portugezit që gjithçka mes tyre është në rregull, tani raportohet se Pogba dëshiron t’i ribashkohet skuadrës së Juventusit, transmeton Gazeta Express.
Pogba intrigohet nga mundësia e bashkimit në ish-klubin e tij me yllin portugez Cristiano Ronaldo, dhe ai do të kishte mundësi të luante në Ligën e Kampionëve përkundër faktit se ka luajtur me Unitedin për shkak se UEFA e ka ndryshuar këtë rregull për këtë sezon.
Gjatë këtij afati kalimtar, Pogba ishte kërkuar edhe nga Barcelona dhe kishte qenë shumë i interesuar të largohet nga klubi i tij, mirëpo kjo gjë nuk u mundësua dhe tanimë ai duhet të presë deri në janar për transferimin e radhës pasi që afati kalimtar i verës është mbyllur.