Mesfushori francez Paul Pogba do të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit në fund të këtij edicioni, ka raportuar “AS” të hënën.
Bëhet e ditur se Pogba ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta nxjerrin në shitje, pasi nuk është i lumtur në “Old Trafford”.
26-vjeçari së fundi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit 2021.
Ai këtë edicion ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 11 asistime në 37 paraqitje për Manchesterin në të gjitha garat.
Interesim për reprezentuesin francez kanë treguar Barcelona, Juventusi e Real Madridi.
Pogba në vitin 2016 u kthye te Manchesteri pas katër edicioneve në Serie A, te skuadra e Juventusit.