Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka dhënë sinjale se mund të largohet nga kjo skuadër.
Madje francezi duket sikur ka vullnetin që të bashkohet me Paris Saint-Germian, pavarësisht se vetëm një vit me parë u rikthye në Old Trafford, shkruan Goal, përcjell Klan Kosova.
Spekulimet rreth 25 vjeçarit kanë shpërthyer në muajt e fundit, sidomos pasi është lënë rezervist në disa raste në pjesën e dytë.
Pogba ka vizituar Parisin javën e fundit për një set fotografik dhe kjo ka shërbyer edhe më shumë që të flitet për të dhe kalimin në PSG./