Policët e arrestuar në Morinë kërkojnë zbutje të masave të sigurisë

Prishtinë | 18 Pri 2022 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Punonjësit e policisë kufitare të Kukësit, të arrestuar nga SPAK për “korrupsion”, ankimojnë në Apel masat e sigurisë “arrest në burg”.

Në Apelin e Posaçëm, ata kërkojnë zbutje të masave të sigurisë dhe shpalljen e moskompetencës të hetimit të çështjes nga SPAK.

Sipas avokatëve të tyre, dosja duhet të hetohet nga Prokuroria e Kukësit, pasi shifrat e dyshuara të korrupsionit, janë më të ulëta se 50 mijë lekë.

Të ngjashme