Polici i vrarë në Istog ishte mik i Ramë Lahajt: Lajm makabër vdekja jote miku im i shtrenjtë

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme qyteti i Istogut ishte prekur nga një tragjedi.

Pas një grabitje të një banke në këtë qytet, mbeti i vrarë një polic me emrin Izet Demaj, si dhe hajni që u vra nga Policia e Kosovës.

Pas reagimeve të institucioneve shtetërore dhe opinionit të gjerë, ka reaguar edhe reagimi i mikut të ngushtë të policit, tenori Ramë Lahaj.

Ky i fundit ka publikuar një fotografi të përbashkët të dyshes në rrjetet sociale dhe ka lënë një mbishkrim emocional.

“Çfarë lajmi makabër kam dëgjuar miku im i shtrenjtë. Zoti e bekoftë shpirtin tënd. Pusho në paqe heroi ynë kombëtar, Izet Demaj”, ka shkruar artisti në llogarinë personale të Instagramit.

Theksojmë se i ndjeri ka qenë pjesëtar edhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjersa varrimi i të ndjerit do të bëhet gjatë ditës së nesërme.

Ndryshe, Lahajn do ta shohim edhe me projekte të reja gjatë vitit të ardhshëm kalendarik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme