Ish-zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili që nga viti 2011 është drejtor në këtë institucion, bazuar në formularët e deklarimit të pasurisë është zyrtari policor më i pasur në vend.
Për më tepër, ai ka deklaruar më shumë pasuri se drejtori i tij Shpend Maxhuni, ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, si dhe vet kryeministri Isa Mustafa, , shkruan Infokusi.
Sipas pasurisë që ka deklaruar në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK), Elshani i posedon 10 banesa, 4 shtëpi, dyqane, zyra administrative, tokë bujqësore, vlera e përgjithshme e së cilave kalon shifrën prej rreth 1.5 milionë euro. Kliko për dokumentin
Elshani poashtu i ka deklaruar se i posedon 11 automjete, përfshirë këtu automjete të markave si: Mercedes, Audi, VW, kamioneta…
Paga e tij vjetore në Policinë e Kosovës është rreth 10 mijë euro dhe 2700 euro të tjera i merr si pension invalidor, përderisa pagën e bashkëshortes në prokurori e ka deklaruar 3200 euro në vit.
Ndërsa të hyrat vjetore të prindit, nga biznesi privat, si dhe paga nga Ministria e Shëndetësisë, Elshani i ka deklaruar 260 mijë euro.Në anën tjetër, pasuria e paluajtshme e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, është rreth 200 mijë euro dhe rreth 50 mijë euro para të gatshme në bankat komerciale në vend.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, ka 470 mijë euro patundshmëri dhe mbi 5000 euro para tdhe mbi 5000 euro para të gatshme në bankat komerciale në vend.