Policia aksion në Leposaviq, gjeti pije alkoolike, cigare pa banderola e mallra tjera të kontrabanduara

Prishtinë | 26 Dhj 2023 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri (NJRHKEK-Mitrovicë-Veri), ka pranuar informatë se  në Leposaviq është hasur në një depo ilegale.

Policia thotë përmes një komunikate për media se pas pranimit të kësaj informate lidhur me këtë rast janë ndërmarrë veprimet hetimore/operative me ç’rast pas dyshimit se është kryer vepra penale ,,Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” është njoftuar edhe njësiti anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në depon e lartcekur pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet si në vijim:

500 litra pije alkoolike (verëra të ndryshme, birra).

200 litra pije joalkoolike.

450 litra vaj.

500 kg sheqer.

300 kg produkte konditorike.

10 boksa cigare pa banderola.

Të ngjashme