Policia aksion në Prishtinë, arrestohen 10 persona, sekuestrohen armë zjarri dhe thika

Prishtinë | 31 Tet 2022 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Një aksion i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës ka rezultuar me 10 persona në pranga dhe disa armë të sekuestruara.

”Gjatë tri ditëve të fundit nga zyrtarët policor, të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, për armëmbajtje pa leje, janë shoqëruar në stacion dhjetë persona dhe janë sekuestruar nëntë armë zjarri dhe dy armë të ftohta (thika)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sekuestrimi i armëve është kryer në raste dhe lokacione të ndryshme, transmeton klankosova.tv.

Sipas policisë, personat e dyshuar pas intervistimit janë proceduar më tej, konform vendimeve të prokurorit të shtetit.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid034vrMUrMrUrcxjbTNSN2RKSg7ypLmpmiQPip9LSUcoFhwhsTRcQpYTqzM9szZkJhLl&show_text=true&width=500

Të ngjashme