Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili u kishte vënë zjarrin disa mbeturinave dhe më pas zjarri kishte rrezikuar disa shtëpi.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur në Gjilan dje rreth orës 15:30.
Policia njofton njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është arritur të shuhet zjarri.
Më urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ky rast nga Policia po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.