Policia arreston aktivistin e Vetëvendosjes

Prishtinë | 11 Sht 2016 | 23:20 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje njofton se Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e saj Lirim Gashi, sikur thuhet, duke “treguar edhe njëherë se është fund e krye në shërbim të pushtetit”.

Sipas VV-së, kësisoj Policia e Kosovës po e ndihmon pushtetin ta shndërrojë Kosovën në një vend totalitar.

“Aktivisti Gashi është arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në aksionin e rrotullimit të xhipave të EULEX-it, aksion ky i vitit 2009. Policia vazhdon të merret me raste të tilla të para shumë viteve, e assesi të ndërmarrë diçka në lidhje me krimet e klanit Pronto apo strukturave paralele të Serbisë”, thekson ky subjekt politik opozitar.

VV bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të aktivistit Gashi, si dhe për ndaljen e këtyre arrestimeve.

“Këto maltretime dhe kjo shtypje ndaj aktivistëve tanë, s’do të ndalë në asnjë moment përpjekjen tonë për çkapjen e institucioneve dhe çlirimin e shteti nga klani Pronto. Me vendosmëri do të angazhohemi për shtetin e së drejtës dhe kundër kësaj kaste kriminale”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme