Njësia e hetimeve në Stacionin Policor në Klinë, pas një pune operative – hetimore ka arritur të sigurojë informacione të besueshme se të dyshuarit janë në posedim të armëve ilegale dhe është bërë kërkesë për bastisjen e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të tyre.
Urdhri për bastisje është siguruar nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe për realizimin e urdhëresës më datë 08.11.2019 rreth orës 08:50 minuta, është bërë realizimi i urdhër – kontrollit.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit B. H. janë gjetur dhe sekuestruar:
Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit F. H., është gjetur dhe sekuestruar
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”