Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohen se kanë plagosur një tjetër person mbrëmë në Gjakovë.
Policia njofton se ka konfiskuar një pushkë gjuetie dhe katër fishekë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që i njëjti është qëlluar me armë zjarri nga person-a të panjohur dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore”.
“Ndërsa në lidhshmëri me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar te të cilët është konfiskuar një pushkë gjuetie me katër cope fishekë”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.