Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në Mitrovicë, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë (6) personave të dyshuar.
Sipas raportit të Policisë, operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Mitrovicës, në tri lokacione të ndryshme, ku dyshohej se personat e dyshuar po kryenin veprimtarinë e kundërligjshme, duke kryer veprën penale “marrje me prostitucion”.
Personat e arrestuar në këtë rast janë:
“Personat e dyshuar të arrestuar dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘marrje me prostitucion’, nga neni 7 i ligjit 03/L-142. Të dyshuarit janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë”, thuhet më tutje në njoftimin e PK-së.