Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Ekonomia Online se të hënën është arrestuar një qytetar serb në pikën kufitare në Jarinjë.
Ai ka thënë se i arrestuari është Dushan Neshiq dhe se i njëjti po hynte në Kosovë nga Serbia.
Tutje, Elshani tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe gjendet në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut.
“Personi është ndaluar të hënën rreth orës pesë të mëngjesit, teksa po hynte në Kosovë nga Serbia. I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe gjendet në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut”, tha Elshani.