Policia arreston një zyrtar të dyshuar për “Falsifikim të Dokumentit Zyrtar”

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan pas hetimeve disa mojore, me autorizim të prokurorisë kompetente ka siguruar dëshmi në lidhje me  dyshimin e arsyeshëm se i dyshuari me iniciale (B.K.) zyrtar në Gjilan, dyshohet se ka falsifikuar dokumente/vërtetime që ndërlidhen me tatimin në pronë.

Policia sot me 09.09.2019, e ka intervistuar të  dyshuarin në prezencë të avkotatit sipas autorizimit dhe pas intervistimit të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të njëjtit i  është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj dhe pavarsisht rolit dhe funksionit që kanë individë të caktuar veprime ligjore do të ndermerren në vazhdimësi në bashkëpunim edhe me autoritetet tjera të drejtësisë, me qëllim parandalimin e rasteve të tilla.

Të ngjashme