Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen se kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe kanë thyer dy xhama të kësaj ndërtese, transmeton Ekonomia Online.
“Njëkohësisht përderisa janë zhvilluar aktivitete brenda në Kuvendin e Kosovës, diku rreth orës 17:10 është raportuar për një incident ku disa persona dyshohet se kanë hedhur gurë në drejtim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku si pasojë janë thyer dy xhama të objektit të Kuvendit të RKS-së. Njësitet policore të cilat kanë qenë me detyrë zyrtare në atë lokacion, kanë vepruar menjëherë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta në afërsi të lokacionit kanë ndaluar tre (3) persona të dyshuar të cilët i kanë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policor dhe njësia e forenzikës për të ekzaminuar vendin e ngjarjes.
Ekonomia Online raportoi për këtë incident.
LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/sulmohet-me-gure-ndertesa-e-kuvendit-thyhen-dy-xhama-video/