Policia e Kosovës ka shpallur tender për furnizim me një gjenerator. Për këtë furnizim, pritet të shpenzohen rreth 20 mijë euro.
Përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, Policia ka bërë me dije se vlera e saktë e kontratës është 19 mijë e 160.
Kontrata është dhënë më 20 dhjetor të 2021, derisa nënshkrimi i saj planifikohet të bëhet 10 janar.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftimin për dhënie të kontratës.