Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites ka intervistuar në stacion policor një zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.
Megjithatë, Policia ka demantuar raportimet e disa mediave se kinse është arrestuar kryetari i FFK-së, Agim Ademi.
Sipas PK-së, këto raportime nuk qëndrojnë dhe “se nuk ka ndonjë urdhër arrest siç raportohet”.
Por, ndaj të njëjtit i është lënë një ftesë për t’u paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme, tregoi Policia.Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësise”, thuhet në njoftimin e PK-së.