Policia e Kosovës në bashkëpunim me Njësitet e Doganës, ATK-së dhe inspektorët komunalë të rajoneve të Prishtinës, Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës, kanë zhvilluar aksion nëpër lojëra të fatit.
Aty kanë sekuestruar 31-aparate të lojërave të fatit, një rulet, rreth 26.000 €, shtatë shtëpiza kompjuteri, dhe kanë mbyllur dhjetë lokale të lojërave të fatit në lokacione të ndryshme.
Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e PK-së.