Në rrugën “Rexhep Luci”, në kryeqytet Policia dhe “Prishtina Parking” kanë zhvilluar një aksion për largimin e veturave të cilat janë parkuar në këtë lagje, raporton Ekonomia Online.
Ndonëse nuk pranuan të deklarohen para kamerës, punonjës të kompanisë së krijuar së fundi për manaxhimin e parkingjeve publike në kryeqytet sqaruan se po gjobiten veturat të cilët nuk kanë bërë pagesë.
Por, janë shqiptuar gjoba edhe ndaj banorëve të cilët nuk kanë kryer obligimet mujore.