Policia diskriminon në baza fetare

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 10:02 | Nga

Dy të rinj me theks anglez kishin dalë në rrugët e Prishtinës dhe në krahë mbanin disa libra. Ata ndalnin secilin kalimtarë që u kalonte përballë duke ua prezantuar ato libra dhe duke ua shpjeguar përmbajtjen e tyre. Nganjëherë atyre kalimtarëve kjo u dukej edhe si bezdi andaj nuk qëndronin më shumë se dy-tre minuta.

Njëri quhej Tomas e tjetri Ripëll dhe kishin 6 javë që kishin ardhur në Kosovë ta kryenin punën e ‘misionarit’ siç e quanin ata duke shpërndarë këto libra.

Të pyetur se sa kohë ka që kryhet kjo punë ata thanë se ‘qe pese vite shpërndajnë këto libra që i përkasin Kishës së Jezu Krishtit’ e cila, sipas tyre gjendet prapa hotelit Sirus.

“Ne jemi me Kishën e Jezu Krishtit. Këto libra i shpërndajmë qe pesë vite, çdo gjashtë muaj ne ndërrohemi dhe kështu shpërndajmë librat. Nuk na ka penguar asnjëherë askush dhe kështu në rrugë i ndalim qytetarët e atyre që janë të interesuar ua shpërndajmë dhe shpjegojmë këtë libër të quajtur ‘Libri i Mormonit”, tha Tomas.

Portali Arbresh.info pas një kërkimi të bërë në internet del se Mormonët janë një sekt fetar që e kanë origjinën e tyre në Amerikë dhe qendrën në Salt Lake City, Utah (SHBA). Grupi u krijua nga një njeri që quhet Xhozef (Joseph) Smith së bashku me vëllezërit e disa shokë të tij në vitin 1830. E kjo gjë është e shkruar edhe në këtë libër në faqen e parë më saktësisht është botimi i tij. Pra libri është i botuar nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme Salt Lake City, Utah, U.S.A.

Këta të rinj endeshin shumë lirshëm nëpër kryeqytet dhe duket se institucionet përgjegjëse nuk ishin të njoftuara fare për këtë lloj aktiviteti. Ndërsa në Janar të vitit të kaluar Policia e Kosovës kishte larguar disa të rinj të cilët i përkisnin Organizatës Joqeveritare Forumi i të Rinjëve Mysliman të cilët kishin organizuar një aktivitet public me moton ‘Profeti Muhammed, mësues i njerëzimit’ në sheshin ‘Nëna Terezë’, ku me këtë rast këta të rinj kishin shpërndar edhe disa libra të cilat kishin të bënë me jetën e Muhammedit dhe fesë.

Këtë gjë Policia e kishte bërë me arsyetimin se ata e kishin bërë këtë aktivitet pa paralajmërim, mirëpo këtu sikur po bëhet një lloj diskriminimi fetar pasi që sipas të dhënave në Kosovë mbi 98% e popullsisë i përket fesë Islame kurse përderisa aktivitetet e kësaj feje pengohen aktivitetet e të rinjve të lartcekur të cilët shpërndanin këto libra nuk po ndalohen nga Policët.

Portali Arbresh.info ka dërguar pyetje Policisë së Kosovës për të marr një përgjigje lidhur me këtë rast por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme