Dy personat që dyshohet se kryen vrasjen të martën mbrëma në Prishtinë ishin të maskuar dhe të armatosur. Ata kanë shtënë drejt dy viktimave. Njëri prej tyre ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa tjetri po mjekohet në këtë institucion shëndetësor, njoftoi Policia e Kosovës.
“Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.