Policia e gjen një zollë në Banjskë të Zveçanit

Prishtinë | 26 Mar 2025 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:05, ka arritur ta gjejë një zollë.

Arma është gjetur në malet e fshatit Banjskë të Zveçanit.

Sipas autoriteteve të rendit, zolla është e llojit M-80, 64 mm, e prodhim serb.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive. Arma është sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë”, tha Policia, teksa shtoi se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve”, 

Të ngjashme