Përmes një komunikate për media, Policia e Hanit të Elezit ka bërë të ditur se ka arrestuar gjatë ditës së djeshme personin Rr. Sh., i cili u dërgua në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 2 vitesh e 6 muajsh.
Komunikata e plotë:
“Në kuadër të zbatimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore –dega në Kaçanik, gjatë ditës së sotme, policia e Hanit të Elezit ka arrestuar personin Rr.Sh. (m/sh/k/ 28 vjeç) në bazë të urdhëresës ED.nr.4/18 dhe pas kompletimit të dokumentacionit përcjellës, i njejti dërgohet në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 2 vite e 6 muaj”.