Policia e Kosovës alivanosi ministrin serb të Qeverisë së Kosovës

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 19:32 | Nga

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës për të arrestuar Marko Gjuriqin, kanë pësuar edhe persona të tjerë që po merrnin pjesë në takim.

Ishte edhe një ministër i Qeverisë Haradinaj, ai i cili “duroi” gazin dhe bombat e shokut.

Ishte Nenad Rikalo, i cili pësoi nga këto masa policore, pasi shihet jashtë ndërtesës teksa ulet dhe mundohet të pastrojë sytë.

...

Rikalo po merrte pjesë në këtë takim në ndërtesën “Mitrovica Dvor” ku po diskutohej rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim merrnin pjesë edhe fytyra të tjera të institucioneve publike kosovare, si kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme