Policia e Kosovës asiston zyrtarët e Ibër-Lepencit në veri për mbylljen e një institucioni paralel

Prishtinë | 20 Maj 2025 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka ofruar asistencë sot për zyrtarët e ndërmarrjes publike Ibër-Lepenci në veri të vendit, për të hyrë në një objekt pranë liqenit të Ujmanit, i cili dyshohet se përdorej si institucion paralel i Serbisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, duke theksuar se operacioni është zhvilluar pa incidente.

“Po, i kemi asistuar zyrtarët e Ibër-Lepencit për të hyrë në një objekt te liqeni i Ujmanit”, tha Elshani. 

Të ngjashme