Policia e Kosovës bastisë Qendrën Sportive dhe Humanitare afër Ujmanit

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 13:54 | Nga

Njësit Operacionale të Policisë së Kosovës tashmë janë përreth Liqenit të Ujmanit.

Policia ka bastisur Qendrën Sportive dhe Humanitare atje, raporton klankosova.

Tashmë dihet se rreth 60-të operatorë të Policisë kanë pasur urdhrin të kontrollojnë këtë qendër.

Se trupat e policisë kosovare janë në veri, e kanë konfirmuar edhe zyrtarë brenda këtij institucioni.

Ky aksion ka ngjallur reagime në Serbi, presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme siç ka thënë ai “për një sulm të paparë në Liqenin e Gazivodës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme