Policia e Kosovës dhe karabinierët italianë vëzhgojnë situatën tek Ura e Ibrit

Prishtinë | 01 Qer 2023 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Situata në Mitrovicë të Veriut vazhdon të jetë e qetë.

Në një lidhje direkte në “Ditari” në Tëvë 1, gazetari Lindrit Zejnullahu bën të ditur se tek Ura e Ibrit ka prezencë të madhe të Policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë.

Sot gjatë ditës në këtë komunë, protestuesit serbë kanë sulmuar dy qytetarë shqiptarë, të cilët pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi.

Teksa, Policia e Kosovës dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë bërë të ditur se qytetarët shqiptarë po ftohen të protestojnë në Mitrovicë të Veriut, sot nga ora 12:00.

Përderisa Sveçla i ka quajtur këto tubime të panevojshme, Policia ka bërë thirrje që kjo ftesë të shpërfillet nga qytetarët, duke shtuar se ky organizim po bëhet nga “profile të dyshimta” në rrjete sociale.

Sot në ditën e pestë të protestave, situata në komunat veriore ka qenë më e qetë dhe ka pasur më pak protestues.

Protesta e serbëve veriorë është monitoruar gjatë gjithë kohës nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i.

Të ngjashme