Policia e Kosovës do të fillojë sot një projekt me qëllim të sensibilizimit të pjesmarrësve në trafikun rrugor. Projektin do të lancohet sot në pikën kufitare Merdar, dhe e kanë quajtur “Për një vit më të sigurt në trafik”.
Sipas një njoftimi nga Policia, ky projekt është i miratur edhe nga Ministria e Punëve te Brendshme dhe Ministria e Infrastrukturës.
Broshurat kanë për qëllim që të njoftojnë qytetarët tasi si dhe bashkëatdhetarët dhe të huajt që hyjnë dhe qarkullojnë në Kosovë për gjobat e trafikut si dhe në veçanti kufizimin e shpejtësisë së lejuar.
Ky projekt nuk do të ndalet vetëm në pikën kufitare Merdar, por broshurat do të shpërndahen edhe në rrugët nacionale, rrugët lokale si dhe pikat tjera kufitare.
“Sipas planifikimeve nga njësitë policore këto broshura do të shpërndahen në rrugë nacionale (autoudhë, magjistrale, rajonale), rrugë lokale, si dhe në pikat tjera kufitare, duke i njoftuar pjesëmarrësit në trafik për gjendjen e sigurisë rrugore në vend, gjobat e trafikut dhe në veçanti kufizimi i shpejtësisë së lejuar si dhe mundësinë e informimit/komunikimit për pjesëmarrësit në trafik me Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.