Policia e Kosovës me aktivitete për 1 qershor: Fëmijët janë e ardhmja, ta ruajmë këtë thesar

Prishtinë | 01 Qer 2023 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Me moton “Fëmijët janë e ardhmja, ta ruajmë këtë thesar”, Policia e Kosovës, konkretisht Divizioni i Policimit në Bashkësi, ka organizuar aktivitete për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Festimi i këtij viti është veçanërisht i rëndësishëm, pasi Projekti është fokusuar në fuqizimin e partneritetit mes Policisë, fëmijëve dhe të rinjve me qellim të krijimit të një ambienti të rehatshëm dhe të sigurt për të gjithë, e posaçërisht për fëmijët, thotë policia.

“Vizioni i Policisë së Kosovës synon që brezit të ardhshëm ti ndihmoj që ta zhvillojnë një vlerësim pozitiv për imazhin e të qenurit polic ku fëmijët përkohësisht patën rastin të ndjehen si zyrtarë policor në uniformat zyrtare. Kjo është shumë e rëndësishme pasi që policia mund të luaj një rol të rëndësishëm në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe fëmijëve në veçanti”, thuhet në komunikatë.

“Dëgjimi i zërit të fëmijëve dhe të rinjve është më shumë se thjesht motoja e policisë dhe këtij projekti – si dhe është një hap drejt përkrahjes së fëmijëve të të gjitha komuniteteve për t’u rritur në një ambient të shëndetshëm dhe të sigurt. Gjatë festimit fëmijët dhe të rinjtë e uniformuar marshuan nga “Sheshi Skënderbeu” deri tek “Katedralja” e Prishtinës, ku pas përfundimit të marshimit “Komandantja e re” e togut të fëmijëve raportoi për përfundimin e aktivitetit para Eproreve të Larte të Policisë dhe përfaqësuesve të MPB-së.Të udhëhequr nga Policia e Kosovës marshit të fëmijëve të uniformuar iu bashkuan edhe Vullnetarët e Rijnë të PK-së me moton “Ne jemi e Ardhmja” të cilët krah për krah me Policinë e Komunitetit dhe Njësitë tjera të Specializuara u kujdesën për mbarëvajtjen e këtij festimi madhështor. Projekti është zhvilluar në partneritet me Komunën e Prishtinës dhe me përkrahjen e OSBE-së, si dhe mblodhi me qindra fëmijë, të rijnë dhe prind të shkollave të rajonit”.

Të ngjashme