Policia e Kosovës merr falënderim të veçantë nga banorët e Malishevës

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Dy ditë më parë, Qeveria e Kosovës, mori vendim që disa nga komunat e Kosovës të dalin nga karantina.

Në mesin e këtyre komunave është edhe Malisheva, komunë kjo që shënojë rastin e parë më 14 mars, që i bie të jetë ndër komunat e para të prekura me COVID-19, pas Klinës.

Pas 51 ditë karantinim, Malisheva, ka filluar t’i kthehet normalitetit por jo me dinamikën e dikurshme duke patur parasysh rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, respektivisht IKSHPK-së.

Gjatë periudhës së karantinimit situata në Malishevë ka qene kryesisht e qetë, pa ndonjë incident të theksuar, masat janë respektuar nga qytetarët (përjashtuar individë). Kjo është meritë edhe e policisë të cilët kanë qenë të përkushtuar në mbajtjen e rendit, duke mos munguar bashkëpunimi reciprok qytetarë me policinë.

Madje, kjo ka bërë që banorët e Malishevës përmes afisheve të falenderojnë Policinë e Kosovës. ‘#Policia e Kosovës, #Faleminderit’, si dhe logoja e Policisë së Kosovës e realizuar përmes artit nga një grup fëmijësh, është mënyra të cilën malishevasit kanë zgjedhur të falendrojnë Policinë e Kosovës, të cilët kanë kontribuar në luftimin e koronavirusit.

Kujtojmë që numri i të infektuarve në Malishevë është 76, ku deri më tani 58 janë të shëruar dhe një viktimë.

Të ngjashme