Policia e Kosovës nderon heroin Enver Zymberi

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 14:53 | Nga

Policia e Kosovës ka bërë aktivitete për nder të shënimit të përvjetorit të shtatë të rënies në detyrë të Heroit të Kosovës, Enver ZYMERI, duke kujtuar veprën dhe heroizmin e tij.

 Drejtori i Pergjithshëm z. REXHA, potencoi se Policia e Kosovës gjithmmonë do të nderojë veprën e secilit zyrtar policorë, të cilët kanë rënë në krye të detyrës.

“Policia e Kosovës si gjithnjë do t’i respektojë dhe do t’i nderojë veprat sublime të të gjithë zyrtarëve policorë të rënë në detyrë në mbrojtje të rendit dhe ligjit, e me prioritet të veçantë përkujtohet heroi i Kosovës Enver ZYMERI”.

Gjithashtu  zëvendësministri e MPB-së, z. Abdulselami Shkodra, u.d. Drejtorin e Përgjithshëm z. REXHA, menaxhmentin dhe stafin policor, pas homazheve të bëra tek varri, vizituan edhe familjen e heroit ZYMERI në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.

 

Të ngjashme