Policia e Kosovës shpall në kërkim 6 persona për krime lufte

Prishtinë | 03 Nën 2022 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, respektivisht Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, përmes një emaili ka njoftuar që ka shpallur në kërkim 6 persona për  krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë.

Personat e shpallur në kërkim janë: AKSIĆ (Voimir) Ćedomir, DENIC (Slobodan) Dragan, JOVANOVIĆ (Milan) Stojan, PAUNOVIĆ (Slavujko) Goroljub, RAĆIĆ (Janko) Dejan dhe RAJKOVIĆ (Ivica ) Ljubiša .     

Policia ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve që tu ndihmojnë në kapjen e tyre.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, bazuar në ligj publikon: 

Urdhër për  Shpalljen në Kërkim të Pandehurve 

   Personat e shpallur në kërkim janë:

  1. AKSIĆ (Voimir) Ćedomir;                   data e lindjes; 10.05.1960
  2. DENIC (Slobodan) Dragan;                data e lindjes; 10.12.1967
  3. JOVANOVIĆ (Milan) Stojan;            data e lindjes; 14.10.1961       
  4. PAUNOVIĆ (Slavujko) Goroljub;    data e lindjes; 07.05.1969
  5. RAĆIĆ (Janko) Dejan;                         data e lindjes; 10.12.1974
  6. RAJKOVIĆ (Ivica ) Ljubiša;               data e lindjes; 07.12.1974

Të  pandehurit e lartcekur janë duke u  kërkuar për veprën penale:

                    Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët apo kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje, të lajmërojë Policinë e Kosovës në telefon ose në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë:

  • Tel: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • Tel: 038 542 127; Qendra Operative DDP
  • E-mail adresa: [email protected]

Të ngjashme