Policia e Kosovës thërret konferencë për media, ka të arrestuar

Prishtinë | 10 Shk 2022 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njofton për mbajtjen e një konference për media sot në orën 14:00.

Konferenca është organizuar pas një operacioni të cilin policia e quan të suksesshëm.

Sipas policisë, ky opearcion ka rezultuar me arrestim dhe konfiskim të një sasie të konsiderueshme të narkotikëve.

“Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ka rezultuar me arrestim dhe konfiskim të një sasie të konsiderueshme të narkotikëve. Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga drejtoria kompetente e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Express.

Detajet se në cilin rajon është zhvilluar ky operacion dhe sa ka të arrestuar do të kuptohen në konferencën e thirrur për media. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme