Policia e parandaloi vetëvrasjen e një femre në Ferizaj

Prishtinë | 24 Kor 2017 | 12:45 | Nga

Policia e Kosovë ka njoftuar se një femër në Ferizaj ka tentuar të bëj vetëvrasje, por për fat të mirë, patrulla policore ka arritur ta parandalojë këtë akt.

“Viktima femër K/Shqiptare ka tentuar të hidhet nga kati i nëntë i një objekti, me qëllim që të vetëvritet. Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe përmes dritares së korridorit kanë arritur ta tërheqin dhe shpëtojnë viktimën. Viktima është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor dhe njësit policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme