Specialja e ndalon Sami Lushtakun, e dërgon në bazën e EULEX-it

Prishtinë | 08 Mar 2024 | 21:36 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht nënkryetar i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është ndaluar mbrëmjen e së premtes nga policia e Gjykatës Speciale.

Ai është dërguar në bazën e EULEX-it në Fushë-Kosovë, ka konfirmuar djali i Lushtakut, deputeti Mërgim Lushtaku.

Ai tha për Sinjalin se babai i tij i shoqëruar nga avokati ndodhet në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë.

“Po, janë duke biseduar me avokatin, pasi sipas të gjitha gjasave është vetëm për telefon. Sipas avokatit vetëm për telefon dhe ende është në zyret e EULEX-it”, tha ai.

“Nuk ka pasur ndonjë thirrje a ftese për paraqitje me sa kam informacion”, ka thënë Mërgim Lushtaku.

Aksioni për ndalimin e Sami Lushtakun ishte aksion në vazhdim pas bastisjes së shtëpisë së Sylejman Selimit dhe konfiskimit të telefonit të Hajredin Kuçit.

Të ngjashme