Policia franceze po përgatitet për një ndërhyrje në Strasbourg

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Pas sulmit terrorist në Strasbourg të Francës, policia franceze është duke u përgatitur për të kryer një operacion në distriktin Neudorf të këtij qyteti.

Lajmin e ka bërë të ditur një dëshmitar i rastit pasi ka parë forcat speciale duke u përgatitur, transmeton Klan Kosova.

Sulmi i fundit terrorist i kryer në Strasbourg, ka lënë të vdekur tre persona dhe ka plagosur 12 të tjerë.

Autoritetet franceze ende nuk kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme