Policia greke gjen 41 imigrantë të mbyllur në një kamion frigorifer

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Policia greke njoftoi se i ka gjetur 41 imigrantë të mbyllur në një kamion frigorifer në një autostradë në pjesën veriore të Greqisë.

Sipas policisë greke, shumica e imigrantëve ishin nga Afganistani dhe ata nuk ishin të lënduar, sepse sistemi i ftohjes në kamion nuk ishte i aktivizuar.

Policia e ndali këtë kamion në një autostradë afër pjesës veriore të Greqisë, në qytetin e Xanthi-t. Shoferi i kamionit u arrestua dhe u dërgua në mbajtje, ndërsa imigrantët u dërguan në një stacion policor për t’i identifikuar.

Autoritetet evropiane u alarmuan muajin e kaluar pasi në një kamion që kishte udhëtuar nga Bullgaria në Britani të Madhe u gjetën trupat e pajetë të 39 personave nga Vietnami, shkruan “Reuters”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme