7 identitete, 6 baballarë dhe 10 mbiemra, policia greke kap shqiptarin e njohur si “Mërkuri”

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Policia greke ka vënë në pranga këtë të enjte në lagjen Kalithea të Athinës një shqiptar i cili konsiderohej mjaft i rrezikshëm.

44 vjeçarin policia e kishte “pagëzuar” me emrin “Mërkuri” dhe jo pa arsye. Ky i fundit përdorte 7 emra, 10 mbiemra si dhe 6 atësi të ndryshme.

44 vjeçari ishte i njohur për policinë pasi në vitin 2008 ishte arrestuar për një sërë grabitjesh në Greqi. Ai kishte patur gjithashtu një sërë përplasjes me armë me policinë por edhe një akuzë për vrasje, të cilën e kishte kryer për t’u hakmarrë për një tjetër vrasje të kryer në Sarandë në fillim të viteve 90’.

44 vjeçari nga Saranda është arrestuar së bashku me një shqiptar të moëshës 29 vjeçare. Në momentin e arrestimit “Mërkuri” kishte me vete dhe një pistoletë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme