Policia hap konkurs të ri për zyrtarë policorë: Këto janë kriteret

Prishtinë | 18 Pri 2023 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka shpallur një konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet.

Pra, në këtë konkurs të drejtë aplikimi kanë serbët, boshnjakët, turqit, goranët, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, kroatët, malazezët dhe maqedonasit.

Sipas njoftimit, zyrtarët policorë që pranohet përmes këtij konkursi do të shërbejnë në drejtorinë rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut.

Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin
këto kritere: të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; të jetë i moshës 18-30 vjeçar; të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm; të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale; të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale; të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar) si dhe të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

Policia bëri të ditur se aplikuesit do t’i nënshtrohen testeve me shkrim, të aftësive fizike, intervistës, testit psikologjik, kontrollimit mjekësor si dhe do t’u bëhet verifikimi i së kaluarës.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë nga 19 prilli deri më më 12 maj, ora 16:00.

Detajet e tjera dhe konkursin e plotë mund ta gjeni duke klikuar në këtë vegëz.

Të ngjashme