Policia has në 26-vjeçarin që vozitë me revole në dorë nëpër Prishtinë, nisin hetimet ndaj tij

Prishtinë | 20 Kor 2022 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës has në persona që mbajnë armë pa leje, dukuri kjo që po cenon sigurinë e qytetarëve të vendit.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë rreth orës 18:00 në Prishtinë, një zyrtar policor ka vërejtur shoferin e një veture se teksa voziste mbante në duar një revole. Për këtë ai ka njoftuar stacion policor, ku më pas një patrullë e Policisë kanë hasur në veturën e dyshuar dhe kanë identifikuan shoferin, i cili më pas është paraqitur në stacion.

26-vjeçari ka dorëzuar armën të cilën dyshohet se e kishte pasur në dorë në momentin që u pa nga polici, e cila bashkë me një karikator dhe një fishek u sekuestrua nga Policia.

Ndaj të riut është iniciuar rasti për veprën ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Të ngjashme