Policia i bastisë shtëpinë të dyshuarit për vrasje të rëndë në tentativë

Prishtinë | 18 Maj 2019 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Një person është plagosur pas të shtënave me armë në drejtim të tij në Fushë Kosovë.

I dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë ka ikur nga vendi i ngjarjes me veturë.

Atij i është bastistur shtëpia dhe janë konfiskuar tri armë, pesë fishekë dhe një sasi e substancave narkotike.

“Një i dyshuar mashkull K/shqiptar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/shqiptar duke e lënë të plagosur, dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes me veturë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtinë ku është konfirmuar se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër te gjykatësit të procedurës paraprake, është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar tri arme, 5 fishekë dhe një sasi e substancave narkotike”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme